Futbollisti gjerman, Joshua Kimmich asesi të pranojë humbjen ndaj PSG-së në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Madje, mbrojtësi i krahut te Bayern Munchen thotë se ky ka qenë sezoni më i mirë që 11-vite, shkruan Indeksonline

“Jam pjesë e këtij klubi që 11 vjet, dhe ky ka qenë sezoni më i mirë, madje më i mirë se sezoni kur fituam tripletën.

“Atëherë nuk luajtëm futboll të mirë për gjysmësezoni, pastaj ndryshuam gjërat, por ky sezon ka qenë i mirë qysh nga fillimi”, u shpreh Kimmich

Kujtojmë që Bayerni tashmë ka siguruar Bundesligan dhe do të luajë në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Stuttgartit.

Related Posts