Kandidati i LDK-së për kryeminsitër, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar tubimet me qytetarë në Stanoc.

Ai ka thënë që kudo që po shkojnë po priten me ngrohtësi dhe mbështetje.

“Vazhduam në Stanoc, mes banorëve të këtij fshati, në një takim të ngrohtë e të sinqertë. Kudo që po shkojmë, po pritemi me ngrohtësi e mbështetje. Po ndiejmë qartë një frymë të re, qytetarë që po e mbështesin bashkimin, arsyen dhe një rrugë tjetër për Kosovën; larg lodhjes nga politika e propagandës, ndarjes dhe fajësimit të pafund”.

“Faleminderit për pritjen, fjalën e mirë dhe besimin që po na jepni gjithandej”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts