Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasditës do të shtohen. Në jug të vendit ka mundësi të ketë riga lokale shiu.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 16-35 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.