Në tubimin e bashkimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës , kreu i partisë dhe dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani janë përqafuar gjatë tubimit, para të pranishmëve.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në fjalimin në “tubimin e bashkimit” ka deklaruar se subjekti po hyn në një fazë të re me më shumë unitet dhe vendosmëri.
“Po vijmë kësaj here më të fortë, më të bashkuar, më të përkushtuar, me zemër të plotë dhe mendje të fortë… kjo është LDK-ja jonë”, tha Abdixhiku.
Kurse kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka fjalim që mund ta përshkruaj ndjenjën gjatë “tubimit të bashkimit”.
Ajo tha se në çdo takim me qytetarët i kanë thënë të kthehet në shtëpi.





















