Filmi “Dua” ka marrë çmimin “SACD” në Cannes. Është një çmim që jepet gjatë seksionit paralel të Cannes, “Semaine de la Critique”, ku filmi i Blerta Bashollit ka pasur premierën botërore.

Ky çmim jepet nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë, një organizatë që mbron autorët e filmave dhe veprave dramatike në Francë.

Çmimi “SACD” jepet zakonisht për skenarin më të mirë ose autorin e një filmi me stil origjinal dhe të fuqishëm. Edhe “Dua” e ka nisur fuqishëm rrugëtimin.

Filmi “Dua” paraqet një realitet të cilin e ka përjetuar thuajse secili adoleshent që fati e ka përplasur me vitet ’90 në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts