Një operacion i gjerë i autoriteteve turke kundër trafikut dhe përdorimit të narkotikëve ka çuar në lëshimin e urdhër-arresteve për disa persona të njohur të botës së artit dhe televizionit në Turqi.

Sipas mediave lokale, hetimi i kryer nga Kryeprokuroria Publike e Bakırköy në Stambolli ka përfshirë gjithsej 25 të dyshuar, mes tyre edhe aktorja e njohur Serenay Sarıkaya, si dhe artistët Mabel Matiz dhe Berkay Şahin.

Operacioni është pjesë e një hetimi më të gjerë për rrjete të dyshuara të trafikut të drogës, përfshirë kokainë të kontrabanduar përmes rrugëve detare dhe aktivitete të paligjshme në disa zona të qytetit. Autoritetet kanë kryer kontrolle banesash, marrje deklaratash dhe analiza biologjike ndaj të dyshuarve.

Ndërkohë, disa nga figurat e përfshira në listë kanë reaguar publikisht, duke deklaruar se do të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe do të paraqiten para autoriteteve sapo të kthehen në vend.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të reja mbi rolin e secilit të dyshuar në këtë rast që ka tronditur opinionin publik në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts