Inspektorati i Kryeqytetit ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë shqiptuar katër gjoba në vlerë prej 500 eurosh ndaj personave që kanë hedhur mbeturina në hapësira publike.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ekipet inspektuese po vazhdojnë kontrollet në terren dhe kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj çdo shkelësi që ndot lagjet dhe bllokon hapësirat publike.
“Prishtina duhet të mbahet pastër. Mjedisi është i përbashkët, ta ruajmë së bashku”, thuhet në njoftim.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e tilla në numrat:












