Në Raportin për Kongresin mbi Politik e Stabilitetit Rajonal dhe Prosperitetit në Ballkanin Perëndimor janë përfshirë edhe projektet energjetike me qymyr dhe gaz në Kosovë.

Raporti përmend përmirësimet në termocentralet me qymyr në Kosovë, si dhe projektet për gazifikimin e qymyrit.

Po ashtu, në dokument përmenden edhe kabllot shtesë të transmetimit, të cilat synojnë lidhjen e rrjeteve energjetike të Ballkanit Perëndimor me tregjet evropiane.

Sipas raportit, këto projekte konsiderohen të rëndësishme për forcimin e sigurisë energjetike dhe integrimin rajonal në tregun evropian të energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts