Vlora Çitaku i ka reaguar Fitore Pacolli pas deklaratës së kësaj të fundit, duke e cilësuar si absurde idenë se “Kosova duhet të mbrohet nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa”.
Çitaku tha se për të është nder të përmendet pranë ish-udhëheqësve të luftës dhe shtetndërtimit, duke shtuar se deklarata të tilla tregojnë tendencën për të rrënuar figurat dhe historinë e Kosovës.











