Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë.
Sipas raportit zyrtar, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.











