“Kosovës dhe Serbisë iu nevojitet normalizimi.”
Kështu ka vlerësuar ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në një takim me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Bashkë me Hoxhën, Sorensen thotë se folën përreth dialogut dhe rrugës evropiane të të dy vendeve, shkruan IndeksOnline.
“Fola për dialogun mbi normalizimin midis Kosovës dhe Serbisë. Nënvizova se nuk do të ketë bilateralizim të dialogut. Ai mbetet një proces i lehtësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.
Të dyja palët kanë nevojë për normalizim për të përparuar në rrugën e tyre drejt BE-së” shkroi Sorensen në “X”.











