Vokrri: Nuk kam pranuar akoma asnjë vendim.
Gramoz Vokrri ka mohuar të ketë pranuar ndonjë vendim nga Gjyakta Themelore e Prishtinës lidhur me kërkesë padinë e tij kundër Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Klan Kosova ka njoftuar pak më parë se Gjykata në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Vokrrit, mirëpo një vendim të tillë nuk e ka pranuar akoma ky i fundit.
“Nuk kam pranuar akoma asnjë vendim, avokati im gjendet në gjykatë por nuk kemi ndonjë njoftim”, tha Vokrri për Paparacin.
Gramoz Vokrri kishte dorëzuar kërkesë kundër anulimit të vendimit dhe propozimin për pezullimin e vendimit të FFK-së, pasi që Komiteti Ekzekutiv e quajti të pavlefshëm kandidimin e tij.