Andi Ramaj & Ana Dermaku prezantohen me “Trojet Arbërore” në Festivalin “Mollëkuqet” 2026

Dy talentet e rinj nga Prishtinë, Andi Ramaj dhe Ana Dermaku, do të jenë pjesë e edicionit të 13-të të Festivalit “Mollëkuqet” që mbahet në Gjilan. Ata do të prezantohen me këngën patriotike dhe artistike “Trojet Arbërore”, një interpretim që përcjell dashurinë për kulturën, traditën dhe identitetin shqiptar. 🇦🇱🎶

Kënga mban vulën artistike të këngëtarit dhe kompozitorit të njohur Korab Shaqiri, i cili ka realizuar tekstin, muzikën dhe orkestrimin e projektit.

Me emocion, zë të pastër dhe interpretim plot ndjenjë, Andi dhe Ana synojnë të sjellin një performancë të veçantë në skenën e festivalit, duke përfaqësuar me krenari frymën shqiptare dhe talentin e brezit të ri.

Festivali “Mollëkuqet” tashmë është kthyer në një nga ngjarjet më të dashura për fëmijët dhe talentet e rinj, duke promovuar muzikën, artin dhe kulturën shqiptare ndër vite.

Publiku pritet t’i mbështesë fuqishëm Andin dhe Anën në këtë rrugëtim artistik drejt skenës së madhe të festivalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts