Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, paralajmëroi të premten se Rusia nuk duhet të lejohet të shkelë hapësirën ajrore evropiane “pa pasoja”.

Kallas tha të ketë biseduar me ministren e jashtme rumune, Toiu Oana, pasi një dron rus goditi një objekt banesor një qytet të këtij shteti.

“Sulmi me dron në apartamente në Galati ishte shkelje e rëndë dhe serioze e sovranitetit të Rumanisë dhe hapësirës ajrore evropiane. Rusia ka kohë që nuk respekton më kufijtë. Moska nuk mund të lejohet të cenojë hapësirën ajrore evropiane pa u ndëshkuar”, deklaroi Kallas në një postim në rrjetin social X.

Ajo shtoi se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë zotuar të enjten të rrisin presionin ndaj Rusisë, të shtojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të investojnë më shumë në gatishmërinë mbrojtëse të Evropës.

Deklaratat e saj vijnë pasi një dron rus goditi një ndërtesë banimi në qytetin Galati të Rumanisë gjatë një sulmi ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit rumun.

Incidenti ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë në rajon dhe rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit përtej territorit ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts