Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Siç shkruan Euronewsal, nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesja e automjetit dhe një fëmijë që udhëtonte me të.

 Të dy janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts