Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit të muajit qershor.
Nga ora 16:00, “Dardanët” do të përballen me Çekinë në Pragë, në një test të rëndësishëm për përzgjedhësin Franco Foda.
Franco Foda ka vendosur të startojë me dy sulmues nga minuta e parë, duke treguar qartë synimet ofensive të Kosovës në këtë përballje.
Vlen të ceket se Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani do ta udhëheqin sulmin.
Formacionet zyrtare:
Çekia: Hornicek, Chaloupek, Hranac, Krejci, Doudera, Cerv, Bucha, Sojka, Ladra, Hlozek, Kuchta
Kosova: Muriç, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajdari, Gallapeni, E. Krasniqi, Avdullahu, Rexhbecaj, Hoxha, Asllani, Rrahmani.






















