Gjatë ditës së sotme një pjesë e qendrës së Prishtinës, pikërisht lagjja Aktash, madje shtatë orë mbeti pa energji elektrike!

Për më tepër, nuk dihet se kur pritet të vijë rryma. Në KEDS-i thanë për KP se furnizimi me energji elektrike në këtë zonë është ndalur si pasojë e një prishjeje.

Sipas tyre, ekipet janë duke punuar për sanimin e problemit.

Probleme me energji elektrike në këtë lagje, por edhe në pjesë tjera të Prishtinës, ka pasur edhe më herët gjatë këtij muaji.

Tërë kjo situatë shkaktoi pakënaqësi ndër qytetarë dhe biznese në këtë pjesë të kryeqytetit. 

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Zjarr i madh në Sllatinë, nuk dihen ende shkaqet
Horoskopi ditor – 27 Korrik
Ngjarjet e datës 27 korrik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts