Sezoni veror ka nisur me oferta tërheqëse dhe një ndër to vjen nga Grand Blue Fafa, i cili ka prezantuar paketën e re All Inclusive për muajin qershor. Me një çmim prej 449 euro për person, pushuesit mund të përfitojnë 5 netë dhe 6 ditë akomodim në një nga destinacionet më të preferuara të bregdetit shqiptar.

Paketa përfshin shërbim të plotë me mëngjes, drekë, snack-e dhe darkë, si dhe konsum të pijeve alkoolike dhe joalkoolike. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë plazhin, pishinat e jashtme, aquaparkun, qendrën spa dhe pishinën e brendshme.

Përveç relaksit, hoteli ofron edhe programe argëtimi për të rritur dhe fëmijë, miniklub për të vegjlit, palestër moderne, internet Wi-Fi dhe parking falas.

Kjo ofertë synon t’u japë pushuesve mundësinë të përjetojnë ditët e para të verës në një ambient komod dhe plot aktivitete, duke kombinuar pushimin, argëtimin dhe shërbimet cilësore në një paketë të vetme. Rezervimet për ofertën e qershorit janë tashmë në dispozicion për të gjithë të interesuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts