Shefi i Misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Peter Due, ka pritur në selinë e misionit përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara.

Takimi u përqendrua në temën e këtij viti, “Investoni në Paqe”, duke vënë theksin te rëndësia e operacioneve paqeruajtëse dhe kontributi i tyre në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.

Gjatë aktivitetit u prezantuan gjithashtu puna dhe prioritetet aktuale të UNMIK-ut, përfshirë iniciativat për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve, si dhe angazhimet më të gjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Nga UNMIK-u u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se bashkëpunimi me komunitetin diplomatik dhe organizatat ndërkombëtare mbetet i rëndësishëm për avancimin e paqes, stabilitetit, dialogut dhe forcimin e besimit në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts