• 10:00Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Adelina Tërshani, dorëzon një rast për hetim në Policinë e Kosovës. (Te stacioni policor Qendra (92-shi) në Prishtinë)

  • 11:00Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. (Kabineti i Presidentes, Prishtinë)

  • 11:00Federata e Çiklizmit e Kosovës mban konferencë për media, në kuadër të organizimit për herë të parë në Kosovë të BCU Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit 2026. (Hotel Venus, Prishtinë)

  • 11:40Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.  (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë)

  • 13:00 Mbahet ceremonia e nënshkrimit të tri Marrëveshjeve të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Podujevës. (Fshati Sfeqël, Podujevë)

  • 13:30Hapet ekspozita “REZISTENCA NË KOSOVË 1980–1999 PËRMES SHTYPIT TË FSHEHTË”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”)

  • 17:00Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

     

    17:00  Tubim zgjedhor në Viti. (Sheshi i Qytetit)

     

    18:00  Tubim zgjedhor në Gjilan. (Gjilan)

     

    19:00  Tubim zgjedhor në Ferizaj. (Sheshi i Qytetit, para komunës së Ferizajt)

     

    20:00  Tubim zgjedhor në Prishtinë. (Salla e Edukatës Fizike, shkolla fillore “Asim Vokshi”)

  • 17:30Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë mban tubim elektoral në Podujevë. (Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë)

  • 18:00

    Aleanca për Ardhmërinë mban tubim elektoral në Deçan. (Te platoja e Komunës, Deçan)

  • 20:00Në kuadër të turneut rajonal të organizuar nga Hartefakt me mbështetje të British Council, prezantohet performanca teatrale “No Apologies” nga artistja britanike Emma Frankland. (Termokiss, Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts