Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka treguar në detaje për sulmet ndaj patrullave policore në veri të vendit.
Ai tha se në njërën prej tyre të shtënat me armë zjarri dyshohet se erdhën nga territori i Serbisë në drejtim të policëve kosovarë, afër pikës kufitare.
“Sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë, saktësisht në vendin që quhet Pragovë, rreth orës 20:40 minuta, janë dëgjuar katër deri në pesë të shtëna me rafal të shkurta, diku rreth 30 fishekë që dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga territori i Republikës së Serbisë. S’ka pasë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Gjuajtjet kanë ndodhur në distancë 200-300 metra afër patrullës, në fshatin Bube, ku para disa kohe e kemi bërë mbylljen e kësaj rruge ilegale”.
Mehmeti tha se prej datës 13 deri më sot katër kanë qenë katër sulme të organizuara dhe të sinkronizuara ndaj Policisë së Kosovës në një territor që është i ndërlidhur apo vendet ku janë bërë sulmet janë shumë afër njëra-tjetrës dhe natyrisht kjo na jep të kuptojmë se sulmi është i organizuar dhe ka për qëllim që të sulmojë dhe të pengojë punën e policisë, të pengojë aksionet policore që kanë të bëjnë me luftën kundër kontrabandës dhe tregtive ilegale”.