Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar fitoren bindëse 3:0 të Kombëtares së Kosovës ndaj Andorrës.

Ademi në një postim në Facebook, ka shënuar se kjo fitore dedikohet për Fatjon Bunjakun i cili humbi jetën në orët e hershme të mëngjesit sot në një aksident tragjik.

“Rikthehemi te fitorja, dedikim për Fatjon Bunjakun. Një fitore bindëse 3:0 në miqësoren ndaj Andorrës, në një mbrëmje që iu dedikua me respekt dhe dhimbje kujtimit të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht mesnatën e kaluar” ka shkruar Ademi.

Ai poashtu theksoi se kjo fitore tregoi potencialin e madh të brezit të ri, falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe u shpreh i sigurt se e ardhmja e Kombëtares është në duar të sigurta, ndërsa ftoi të gjithë të vazhdojnë së bashku drejt sfidave të radhës.

About Author
Rrezarta Ramaj
View All Articles
Check latest article from this author !
Zjarr i madh në Sllatinë, nuk dihen ende shkaqet
Horoskopi ditor – 27 Korrik
Ngjarjet e datës 27 korrik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts