Një ditë para fillimit të Kupës së Botës, ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka parashikuar fituesin e këtij viti.

Sipas tij, kombëtarja e Francës, do të jetë fituese e Kampionatit Botëror, ku do të siguroj titullin e tretë, shkruan IndeksOnline.

“Unë i vendos ata mbi të tjerët. Franca ka shumë talent dhe Deschamps ka përvojë. Ne kemi kaq shumë lojtarë sulmues saqë rreziku është të jesh pak i pabalancuar në sulm. Por sot, lojtari modern, madje edhe një sulmues, di si ta bëjë pjesën e tij të punës mbrojtëse. Kur je 0-0 kundër Francës me 20 minuta për të përfunduar, e humb ndeshjen. Fuqia bën diferencën.”, tha Wenger.

76-vjeçari veçon se Kylian Mbappe do të jetë futbollisti që do ta bëj diferencën te kombëtarja e Francës.

“Jam i gatshëm të vë bast për këtë. Ai do të ketë një Kupë Bote fantastike. Ai është kritikuar shpesh padrejtësisht këtë sezon; ai është transferuar në një ekip mesatar të Real Madridit. Kylian ka freskinë fizike, nuk është i mbingarkuar me punë. Njerëzit kanë tendencë ta harrojnë talentin e tij të jashtëzakonshëm.”, ka thënë ish-trajneri i Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts