Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos Sh.A, Bujar Jupaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Muzeut “Eksodi ’99”, i cili është vendosur në Stacionin e Trenit në Prishtinë.

Ky muze synon të dokumentojë dhe të ruajë kujtesën kolektive të eksodit të shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999, duke sjellë dëshmi, rrëfime dhe materiale historike për një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit.

Infrakos ka mbështetur realizimin e kësaj iniciative, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe edukimit të brezave të rinj për ngjarjet që kanë shënuar historinë e Kosovës.

Producentja e muzeut është Jeta Xharra, ndërsa kurimi i ekspozitës është realizuar nga Gazmend Ejupi.

Muzeu “Eksodi ’99” është vendosur në një hapësirë me simbolikë të veçantë – Stacionin e Trenit në Prishtinë, një vend i lidhur ngushtë me ngjarjet e eksodit të vitit 1999.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts