Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme, duke arritur nivelin më të ulët të rreth dy muajve të fundit.
Nafta e papërpunuar Brent është duke u tregtuar nën kufirin e 90 dollarëve për fuçi, ndërsa së fundmi ka zbritur në 88.17 dollarë, niveli më i ulët që nga mesi i muajit prill.
Sipas ekspertëve të tregut, rënia e çmimeve lidhet me zhvillimet e fundit diplomatike dhe pritjet për stabilizim të situatës ndërkombëtare, gjë që ka ulur shqetësimet për furnizimin global me naftë.
Megjithatë, çmimet aktuale mbeten më të larta krahasuar me periudhën para tensioneve të fundit, kur një fuçi Brent tregtohej rreth 72 dollarë.
Analistët theksojnë se tregu i naftës vazhdon të ndikohet nga pasiguritë gjeopolitike dhe ekonomike globale, duke e bërë të paqëndrueshëm trendin afatshkurtër të çmimeve.



















