Kampioni Botëror 2026 po dhuron emocione të mëdha që në start, dhe sot jemi zyrtarisht në ditën e katërt të këtij kompeticioni gjigant.

Programi i mbrëmjes së sotme është ky:

  • 19:00 | Gjermania vs Curaçao – “Pancerat” nisin rrugëtimin e tyre në letër si favoritë absolutë përballë kombëtares modeste të Curaçao-s, në një ndeshje ku kërkohen vetëm tri pikët.
  • 22:00 | Holanda vs Japonia – Pa dyshim kryesfida e mbrëmjes. Një përballje tejet interesante dhe me ritëm të lartë mes “Tulipanëve” dhe një prej kombëtareve më të disiplinuara e të shpejta aziatike.
  • Pas barazimeve të djeshme të Brazilit dhe Zvicrës, mbetet të shihet nëse Gjermania dhe Holanda do të arrijnë t’i shmangen surprizave për t’i nisur mbarë takimet e tyre të para në këtë xhiro hapëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts