Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë, ku si pasojë ka humbur jetën një grua.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përplasjeje kokë më kokë mes dy automjeteve. Nga aksidenti fillimisht mbetën të lënduar dy persona, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Pogradec për ndihmë mjekësore.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, njëra prej të plagosurave—një grua ende e paidentifikuar—nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.



















