Kombëtarja e Portugalisë do t’i bëjë një homazh të veçantë ish-sulmuesit të saj, Diogo Jota, gjatë gjithë Kupës së Botës 2026.

Futbollistët portugezë do të mbajnë byzylykë përkujtimorë në çdo ndeshje të turneut, në nder të Jotës, i cili humbi jetën vitin e kaluar në një aksident tragjik automobilistik në Spanjë.

Ky gjest simbolik u propozua nga kryeministri portugez, Luís Montenegro, i cili ia dorëzoi personalisht byzylykët ekipit kombëtar gjatë një takimi motivues para nisjes së Botërorit.

Mesfushori Vitinha zbuloi se dhurata u prit me shumë emocion nga grupi dhe se lojtarët vendosën menjëherë, në mënyrë unanime, t’i mbajnë byzylykët gjatë gjithë kompeticionit.

Diogo Jota ishte një nga figurat më të dashura të përfaqësueses portugeze. Ai zhvilloi 49 ndeshje me fanellën e Portugalisë dhe realizoi 14 gola, duke lënë gjurmë të rëndësishme te kombëtarja.

Humbja e tij tronditi futbollin portugez dhe la një boshllëk të madh në skuadër. Tashmë, bashkëlojtarët e tij synojnë ta nderojnë kujtimin e sulmuesit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke luftuar për sukses në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Portugalia do ta nisë rrugëtimin e saj në Botërorin 2026 me ndeshjen Kongos, ndërsa byzylykët përkujtimorë për Diogo Jotën do të jenë simboli që do t’i shoqërojë lojtarët portugezë në çdo hap të këtij turneu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts