Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit burgim të pandehurin F.A., pasi e ka shpallur fajtor për veprën penale të kanosjes. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, aktgjykimi është shpallur sot nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal.

Në njoftim bëhet e ditur se i pandehuri akuzohet se më datë 8 mars 2026, rreth orës 11:45, në një fshat në Komunën e Ferizajt, me qëllim të frikësimit e kanos të dëmtuarin – akuzuarin V.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme dhe shqetësimeve të vazhdueshme që i’a bënte i akuzuari lidhur me pronën, ashtu që me dashje dhe me qëllim të frikësimit me mjet (sëpatë) e mbanë lartë në pozicion të përshtatshëm për t’i shkaktuar lëndime trupore, pastaj e kanos me fjalë “qetash ta … (fjalë fyese)… e nanës që po mi thirr policinë” me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë për jetën e tij.

Po ashtu, gjykata ka marrë edhe një aktvendim të veçantë, me të cilin F.A. është dërguar në paraburgim deri në formën e prerë të aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts