Cycle Kosovo for Children (CKC), në bashkëpunim me Action for Mothers and Children (AMC), nis edicionin e 12-të të çiklizmit bamirës për mbledhjen e fondeve për kujdesin shëndetësor të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. (Restoranti “Te Linda”, Prishtinë, ora 7:00)
Byroja Kosovare e Sigurimit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), organizon Konferencën për lansimin e Fushatës vetëdijësuese për përdorimin e raportit evropian të aksidentit (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, ora 11:00)
Në kuadër të Panairit të Librit Prishtina 2026, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi do të jetë e pranishme për promovimin dhe nënshkrimin e librit biografik kushtuar asaj, “Unë jam Majlinda Kelmendi” (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 13:30)
Lansohet projekti “Transformimi i gjelbër i ndërmarrjeve private në Kosovë”, projekt pesëvjeçar (2026 – 2031) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i bashkëfinancuar nga Suedia (Tech Park, Bernicë e Poshtme, Prishtinë, ora 14:30)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në bashkëpunim me Pro Peace Kosovo, hap ekspozitën “Sy më sy” (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 17:00)



















