Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, që kishte thënë se nuk e ka parë deklaratën e amerikanëve për projektin e gazit.
Hoti tha se protestat do ta dëshmojnë seriozitetin e situatës duke lënë të kuptohet se së shpejti do të vijë një protestë mbi këtë gjë.
“Si mund të deklarohet U.D. e Presidentes se nuk e ka parë deklaratën e palës amerikane lidhur me projektin e gazit? Kur të mbushen sheshet me protestues e shihni sa serioze është çështja. Dhe sheshet do të mbushen së shpejti”, ka shkruar Hoti në Facebook.
“Për vite me radhë, kur paralajmërimet kanë ardhur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, kemi parë një qasje për t’i minimizuar, për t’i sulmuar ose për t’i shpërfillur”.
“Serioziteti ndaj një çështje jetike për të ardhmen e vendit tregon se çfarë prioritetesh ka kjo qeverisje. E papranueshme”.



















