Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” (NJOU Podujevë) bën thirrje për kursimin e ujit të pijshëm.

 

Në apel shtrohet nevoja për përdorim të kujdesshëm, racional dhe të përgjegjshëm të ujit të pijshëm, për shkak të rritjes së konsumit të ujit gjatë periudhës së verës dhe me qëllim të sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët

 

Njoftimi i plotë:

 

Apel për  kursimin e ujit të pijshëm (NJOU Podujevë)

 

 

Të nderuar konsumatorë,

 

Për shkak të rritjes së konsumit të ujit gjatë periudhës së verës dhe me qëllim të sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët, ju bëjmë thirrje për përdorim të kujdesshëm, racional dhe të përgjegjshëm të ujit të pijshëm.

Është e rëndësishme që secili prej nesh të kontribuojë në ruajtjen e ujit, duke shmangur shpenzimet e panevojshme dhe përdorimin e tij për aktivitete që nuk janë të destinuara.

 

Ju lutemi të evitoni:

 

 

Ujitjen e oborreve, kopshteve dhe sipërfaqeve të gjelbra me ujë të pijshëm;

 

Larjen e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave të tjera publike apo private me ujë të pijshëm;

 

Mbushjen e pishinave dhe rezervuarëve privatë;

 

Lënien e çezmave të hapura pa nevojë;

Çdo formë tjetër të keqpërdorimit apo shpenzimit të panevojshëm të ujit.

 

Me bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e secilit qytetar, mund të sigurojmë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjitha familjet, institucionet dhe bizneset.

 

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kontributin tuaj në ruajtjen e këtij burimi të çmuar jetik.

About Author
Rrezarta Ramaj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts