Parlamenti Europian votoi me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenim rezolutën për Shqipërinë të raportueses Isabel Santos mbi progresin e Shqipërisë në reformat e integrimit europian gjatë vitit 2021.
Në këtë raport, Parlamenti Europian i kërkon Këshillit të Bashkimit Europian të hapë me shpejtësi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.