2026
-
10:00Mbahet ceremonia e mbylljes së Ligave Universitare 2026, një ngjarje e dedikuar për të shënuar përfundimin e garave universitare dhe për të nderuar arritjet e ekipeve dhe sportistëve që u dalluan gjatë sezonit. (Fusha Sportive e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit)
-
10:00BIRN Kosova, në partneritet me ACDC, organizon ngjarjen përmbyllëse të projektit “Shpalosja e së Vërtetës: Luftimi i Gazetarisë Monoetnike dhe Avokimi për Personat e Zhdukur në Kosovë”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Merr pjesë Albulena Haxhiu, presidente në detyrë e Republikës së Kosovës. (Reporting House, Prishtinë)
-
10:45Mbahet ceremonia shënuese e 5-vjetorit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, respektivisht 15-vjetorit të themelimit të autoritetit për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës. Marrin pjesë Komisionerja Krenare Sogojeva Dërmaku, U.D Presidentja Albulena Haxhiu. (Hotel Emerald, Prishtinë)
-
11:00Mbahet ligjeratë kushtuar akademikut Rexhep Qosja, me rastin e 90-vjetorit të lindjes, merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”)
-
13:30Ambasada Britanike në Kosovë lanson UK-Kosovo Tech Hub, një platformë e re e vendosur në Tech Park Prishtina, me qëllim lidhjen e sektorit të TIK-ut të Kosovës me partnerë dhe mundësi biznesi në Mbretërinë e Bashkuar. (Tech Park Prishtina, Prishtinë)




















