Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur vendimin për vendosjen e “pauzave të hidratimit” gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës 2026, mes kritikave nga tifozë dhe trajnerë që pretendojnë se këto ndërprerje prishin ritmin e lojës dhe shërbejnë për qëllime komerciale.

Infantino i hodhi poshtë këto pretendime, duke deklaruar se FIFA nuk përfiton asnjë të ardhur shtesë nga këto pauza.

Sipas tij, arsyeja kryesore lidhet me temperaturat e larta dhe ngarkesën fizike të turneut, i cili zgjat 39 ditë, ndërsa disa skuadra mund të zhvillojnë deri në tetë ndeshje.

“Është e vështirë të pranohet që një trajner të ndikohet nga temperaturat më të larta në një ndeshje, ndërsa në një tjetër të mos ketë të njëjtën mundësi. Prandaj, këto pauza janë vendosur në çdo ndeshje për të garantuar kushte të barabarta për të gjithë”, tha ai.

Infantino shtoi se FIFA nuk përfiton financiarisht nga këto ndërprerje, pasi marrëveshjet komerciale janë nënshkruar shumë më herët, duke theksuar se bëhet fjalë për një vendim “thjesht sportiv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts