Ngjarjet e ditës: 26 qershor 2026
-
10:00Mbahet konferencë me temën: “Zhvillimi i shkathtësive të gjelbra për një të ardhme të qëndrueshme – Përvoja nga shkollat”. Merr pjesë ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi. (Fakulteti i Edukimit, Prishtinë)
-
10:00Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e shënimit të 26 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës, organizon tryezën e diskutimit me temën: “Parandalimi i torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
-
10:00Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën e diskutimit me temë “Momentumi i ri politik për rregullimin e lobimit legjislativ në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
-
10:00Terre des hommes në Kosovë (TdhK), në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) dhe Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, lanson projektin “Platforma Digjitale për Raportimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Fëmijëve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
-
11:00Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mban konferencë për media ku do të prezantohen rezultatet e auditimeve deri më tani për sezonin auditues 2025/2026. (Zyra Kombëtare e Auditimit, Prishtinë)
-
12:30Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini mban konferencë për media. (Selia Qendrore e Aleancës, Prishtinë)
-
12:30PLAY International organizon ceremoninë përmbyllëse të projektit “Sport 4 Inclusion”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD). (Sirius Hotel, Prishtinë)
-
13:15Avokati Gent Gjini dorëzon padi ndaj Dritan Goxhajt. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali, Prishtinë)
-
19:00Organizohet Karnavali i Golden Eagle. (Stadiumi i qytetit, Therandë)






















