Pas dështimit të Kryesisë që projekt ligji për trustin ta dërgoj gjatë kësaj jave para deputetëve, ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri.
Tahiri, i ka bërë thirrje qeverisë që të mos fshihet pas kundërshtimeve të FMN-së për tërheqjen e Trustit.
Ai tha se fatkeqësisht se këtë javë nuk do të ketë seancë të re ku do të mund të diskutohej për ligjin për Trustin, por sic thotë ai presin nga qeveria që të ketë ndonjë ide apo opsion që të kalojë Trusti.
“Nuk është mirë të fshihen pas Fondit Monetar për trustin. Janë pjekur kushtet për 30 për qind, përndryshe është gabim shumë i madh nëse nuk kalon”, tha Tahiri.