Angelina Jolie nuk ka qenë në një lidhje që nga ndarja e saj nga aktori Brad Pitt në vitin 2016.

Fituesja e çmimit Oscar, e cila rrallë flet për jetën e saj personale, e zbuloi këtë në një intervistë të kohëve të fundit, duke theksuar se është përqendruar te fëmijët e saj gjatë dekadës së fundit, raporton Entertainment Weekly, transmeton Indeksonline.

Jolie dhe Pitt u takuan në vitin 2005 në sheshxhirimin e filmit “Mr. and Mrs. Smith” dhe u ndanë në vitin 2016.

“Sinqerisht, nuk kam dalë me askënd që kur u divorcova 10 vjet më parë,” tha ajo për Yahoo Entertainment. “Në një farë mënyre e vendosa që ajo pjesë e imja të mos ishte qendra e jetës sime, ndërsa isha e përqendruar te fëmijët dhe familja ime.”

Jolie kërkoi divorc nga Pitt në vitin 2016 pas dy vitesh martesë, duke përmendur një incident në një fluturim privat. Ish-çifti zhvilloi një betejë ligjore tetëvjeçare përpara se divorci të finalizohej në dhjetor 2024.

Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku: Maddox 24-vjeçar, Pax 22-vjeçar, Zahara 21-vjeçare, Shiloh 20-vjeçare dhe binjakët 17-vjeçarë Knox dhe Vivienne.

Në filmin e saj të ri “Couture”, Jolie luan rolin e regjisores amerikane Maxine, e cila punon në një projekt gjatë Javës së Modës në Paris. Ajo është gjithashtu një nënë që bie në dashuri me personazhin e Louis Garrel, Anton. K

Jolie vuri në dukje se roli i dha asaj një perspektivë të re. “Më duhej një moment për të kuptuar se ajo mund ta donte njëkohësisht vajzën e saj dhe t’i përkushtohej plotësisht asaj, por gjithashtu, si grua, të kishte nevojë për atë dashuri dhe ta lejonte veten ta merrte atë”, tha ajo.

About Author
Rrezarta Ramaj
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet e datës 18 gusht

Ngjarjet e datës 18 gusht

August 17, 2026
Golf 2 – vetura që u bë legjendë edhe në Kosovë –
Vdes ish-futbollisti e trajneri Erdogan Celina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts