Ardian Krasniqi mbron titullin WBO Intercontinental dhe shpallet kampion evropian, mesazh emocionues pas fitores

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka shkruar një tjetër kapitull të suksesshëm në karrierën e tij, pasi mposhti kroatin Vinko Zadro pas 12 raundeve dhe mbrojti me sukses titullin WBO Intercontinental, duke u shpallur njëkohësisht kampion evropian, shkruan Indeksonline

Me këtë triumf, Krasniqi vazhdon të mbetet i pamposhtur në ring, duke regjistruar 13 fitore në po aq meçe në karrierën profesioniste.

Pas ndeshjes, boksieri shqiptar ndau një mesazh emocionues, duke ia dedikuar suksesin shqiptarëve, familjes dhe njerëzve që e mbështetën në rrugëtimin e tij.

“Çfarë nate magjike! Kjo natë ishte për të gjithë shqiptarët! U shpalla kampion Evrope dhe mbrojta me sukses titullin tim WBO Intercontinental. Faleminderit nga zemra të gjithë tifozëve që më dhatë forcë dhe besuat tek unë.Një falënderim i veçantë për familjen time, sidomos për babanë tim, Agimin, i cili sakrifikoi gjithçka që unë të jem sot këtu ku jam. Ky sukses mban edhe emrin e tij.

“Faleminderit edhe xhaxhait tim, Luanit, sepse gjithçka filloi prej tij. Ai është arsyeja pse hyra në këtë rrugëtim dhe pse sot jetoj këtë ëndërr”, shkroi Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts