Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik.

Sipas Komunës, biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike.

Shembull, bileta ditore fizikisht do të kushtojë 1 euro e 20 centë, ndërsa nëse blehet në formë digjitale/sms, do të kushtojë 1 euro.

“Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale”, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts