Plot shtatë skuadra kosovare të hendbollit do të paraqiten në garat evropiane në edicionin 2026/2027, në një përfaqësim të gjerë të klubeve vendore në skenën ndërkombëtare.
Të gjitha ekipet që kanë siguruar të drejtën e pjesëmarrjes do të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup), duke përfaqësuar Kosovën në nivel kontinental.
Te hendbollistët, përveç kampionit Kastrioti i Ferizajt, në këtë garë janë paraqitur edhe Besa Famgas nga Peja dhe Vëllaznimi i Gjakovës.
Ndërkohë, te hendbollistet do të marrin pjesë katër skuadra: Samadrexha, Shqiponja e Gjakovës, Istogu dhe Ferizaj. Samadrexha është kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës.




















