Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët në lagjen Dardania, te Kurrizi, në rrugën “Idriz Gjilani”, po përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, ndërprerja është shkaktuar nga një rrjedhje e komplikuar, e cila, pavarësisht angazhimit të ekipeve në terren, nuk ka mundur të sanohet gjatë së mërkurës.
Kompania ka bërë të ditur se rrjedhja është e brendshme dhe po shkakton dëme edhe në lokalet përreth.
Për t’u mundësuar banorëve furnizim të pjesshëm me ujë, KRU “Prishtina” ka njoftuar se valvula do të hapet nga ora 20:00 deri në ora 22:00.




















