E enjtja do të shënohet si një ditë zie për dy familje kosovare, të cilat sot do t’u japin lamtumirën e fundit dy grave që humbën jetën në aksidente të ndara jashtë Kosovës.

Sot do të zhvillohet ceremonia mortore për Besire Kolgeci-Baraliun, me prejardhje nga fshati Bukosh i Suharekës, e cila dyshohet se humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur disa javë më parë në Francë.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi do të mbahet në varrezat e qytetit Lingolsheim në Francë, duke nisur nga ora 14:00, transmeton Klankosova.tv.

Nga informacionet që familja kishte bërë publike gjatë muajit qershor, në të njëjtin aksident u lënduan edhe bashkëshorti i saj, si dhe dy djemtë e tyre, të cilët morën trajtim mjekësor në një spital në Bazel.

Po gjatë ditës së sotme do t’i jepet lamtumira e fundit edhe 20-vjeçares Rina Krasniqi, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 18:00, në varrezat e fshatit Damanek të Malishevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts