Infrakos Sh.A ka njoftuar qytetarët, operatorët ekonomikë dhe të gjithë përdoruesit e rrugëve se në linjën hekurudhore Fushë Kosovë–Pejë janë instaluar laura automatike në vendkalimet hekurudhore, të cilat funksionojnë përmes një sistemi automatik të sensorëve me qëllim rritjen e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor.

Përmes një njoftimi publik, kompania u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugëve dhe operatorëve të makinerive punuese që të respektojnë brezin e sigurisë pranë trupit të hekurudhës dhe të mos afrohen më pak se tre metra nga binarët, përveç rasteve kur janë të autorizuar dhe punimet kryhen në koordinim me autoritetet përgjegjëse.

Sipas Infrakos, respektimi i kësaj distance është i domosdoshëm për funksionimin e sigurt dhe të pandërprerë të sistemit automatik të vendkalimeve hekurudhore, si dhe për garantimin e sigurisë së trafikut.

Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se çdo shkelje e brezit të sigurisë do të monitorohet përmes sistemit të kamerave dhe, në rast të konstatimit të parregullsive, do të ndërmerren veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë edhe raportimin e rasteve tek organet kompetente.

Në fund, Infrakos ka theksuar se siguria në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët dhe ka ftuar qytetarët të respektojnë rregullat për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar zhvillimin e sigurt të trafikut hekurudhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts