Jasir Asani është larguar nga Shqipëria, ku po kalonte ditët e pushimit. 30-vjeçari është rikthyer në Iran, ku së fundmi klubi Esteghlal ka postuar foto të shqiptarit nga stërvitja.

Kështu, ish-sulmuesi i Partizanit rikthehet me ngjyrat “blu” të klubit iranian, duke u stërvitur pas pauzës për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme. Kujtojmë se Asani kaloi shumë kohë në Tiranë, madje u stërvit edhe me Partizanin.

Ndërsa e ardhmja e tij mbetet në “ajër”, me vetë sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pak kohë më parë tha se mund të transferohej te Getafe në LaLiga spanjolle. Mirëpo, deri më tani s’ka asnjë lëvizje.

About Author
Rrezarta Ramaj
View All Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts