Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, ka realizuar një aksion policor që ka rezultuar me arrestimin e një personi të kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Personi i arrestuar, S.LL (mashkull, i moshës madhore), ishte dënuar me dy vite burgim për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

”Meqenëse i dënuari nuk e kishte respektuar urdhëresën për t’u paraqitur për ta vuajtur dënimin, me kërkesë të gjykatës, zyrtarët policorë kanë zhvilluar një punë intensive operative dhe hetimore. Si rezultat, ata kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë personin, i cili tashmë është dërguar për vuajtjen e dënimit në institucionin korrektues përkatës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e rendit publik.

About Author
Rrezarta Ramaj
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet e datës 18 gusht

Ngjarjet e datës 18 gusht

August 17, 2026
Golf 2 – vetura që u bë legjendë edhe në Kosovë –
Vdes ish-futbollisti e trajneri Erdogan Celina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts