‘Nuk jam penduar për asgjë’, Beatrix hap zemrën: Ja çfarë do i thoshte vetes po të kthehej mbrapa
nga REVISTA KOSOVARJA 14 minuta më parë
Beatrix Ramosaj ka dhënë së fundmi një intervistë për “Mirage” ku mes të tjerash ka folur për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”.
Gazetari: A je pishman për pjesëmarrjen në Big Brother?
Beatrix: Jo nuk jam pishman
Këngëtarja ka treguar se nuk është penduar për gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri (përfshirë romancën me Donald Veshajn) dhe se nuk do të bënte asgjë ndryshe.
Gazetari: Po për ndonjë gjë tjetër që ke bërë aty?
Beatrix: Jo fare nuk jam pishman. Unë çdo gjë që e bëj, nëse e kam ndjerë në moment edhe…nuk ka asgjë për të qenë pishman.
Nëse do ktheja kokën mbrapa e vetmja gjë që do i thoja vetes time do ishte që të mos kisha aq shumë frikë. Ta shijoja mbase dhe më shumë si eksperiencë.
Gazetari: Çfarë do bëje ndryshe?
Beatrix: Ndryshe nuk do bëja asgjë.