Gjashtë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit janë zbuluar gjatë kontrolleve të kryera nga ekipet e KRU “Prishtina” në zonën e Hajvalisë.
Sipas njoftimit zyrtar, zbulimi është bërë brenda një periudhe të shkurtër kohore gjatë inspektimeve në terren, ku të gjitha lidhjet e identifikuara janë shkyçur menjëherë nga sistemi i furnizimit me ujë.
Autoritetet e kompanisë kanë bërë të ditur se rastet janë proceduar për trajtim të mëtejshëm në Prokurori, në përputhje me ligjet në fuqi.
Ndërkohë, KRU “Prishtina” ka paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve intensive në terren, duke theksuar se çdo lidhje ilegale e identifikuar do të shkyçet dhe do të ndiqet ligjërisht.
Sipas kompanisë, këto veprime kanë për qëllim mbrojtjen e sistemit të furnizimit dhe sigurimin e një shpërndarjeje të drejtë të ujit për të gjithë konsumatorët.




















