Botërori 2026 rikthehet sot me dy përballje interesante në kuadër të fazës së 1/8 së finales, ku katër kombëtare synojnë një vend mes tetë më të mirave të turneut.

Në qendër të vëmendjes është derbi iberik mes Portugalisë dhe Spanjës, që zhvillohet nga ora 21:00. Përballja mes këtyre dy rivalëve pritet të jetë një nga ndeshjet më të forta të këtij Botërori, me yje si Cristiano Ronaldo dhe Lamine Yamal që synojnë ta udhëheqin kombëtaren e tyre drejt çerekfinales.

Më pas, nga ora 02:00, nikoqiri i turneut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballet me Belgjikën në një duel ku vendoset bileta e fundit për çerekfinale.

Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, duke u dhënë tifozëve mundësinë të ndjekin nga afër një tjetër sfidë të madhe të Botërorit.

Fituesi i derbit Portugali–Spanjë do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes SHBA–Belgjikë, duke premtuar një tjetër duel spektakolar në rrugën drejt trofeut të Kupës së Botës 2026.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts