Agjencia meteorologjike spanjolle “Aemet” ka lëshuar një paralajmërim të kuq për nxehtësi ekstreme në disa pjesë të tri rajoneve në Spanjën Lindore, ku temperaturat maksimale mund të arrijnë midis 40 dhe 42 gradë Celsius.

Kjo valë e re e të nxehtit pritet të zgjasë deri të enjten. Ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike në Evropë, Spanja është mësuar tashmë me temperaturat e larta, por vitet e fundit ka përjetuar valë më të shpeshta dhe të rënda të të nxehtit gjatë verës, me vazhdimësi në rritje.

Spanja përjetoi gjithashtu zjarret më të këqija pyjore në historinë e saj të kohës së fundit verën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts